Fluturoj,
jo për të prekur horizontet
por për të shëruar plagët
që më mbajnë frymën.
Eci
nën lëkurën e qytetit,
ku betoni ka flatra shpirti.
Trotuaret mbajnë emrat e dashurive
Që m’i privoi jeta.
Aty.
ku heshtja nuk bie,
por godet
si gur i mprehtë në duart e gurëgdhëndësit
rrokullisur mbi kohën time të vjedhur.
Jam,
jo vetëm prej hëne apo dielli.
Jam hije që digjet pa u bërë hi
Jam dritë që ngrin pa u bërë hije.
Krijuar nga një rreze e thyer
Kur s’iu bind më majës së kodrës,
as errësirës.
Nuk kërkova fitore, por dashuri!
