Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Dhe vjen një ditë...

Pajtim Xhelo-Dhe vjen një ditë…

Dhe vjen një ditë…
Dhe vjen një ditë, vjeshta rrëzon gjethet,
Luan era dhe tallet pa mëshirë,
Dridhen, rënkojnë, si plaku nga ethet,
Të lodhura, si valët ndaj të gdhirë.


Vjen një ditë, burbuqet çel pranvera,
Mijëra lule flladit fërgëllojnë,
Turren si të marrë shiu dhe era,
Tokës bujare, si qylim i shtrojnë.


Kjo tokë i lind, i rrit, i ushqen,
Që ti të jetosh gjatë, o njeri,
Frut jep një pemë, tjetrës hije gjen,
Shërbim dhe kujdes veç presin nga ti

.
Fëmijë, i ri, pastaj bëhesh plak,
Mbill një pemë, të rritet si dhe ti,
Ujite verës, ndiqe me merak,
Nuk të kërkon, as mure, as çati

.
Pa rri, dëgjo një çast si rënkon mali,
Gurët rrëmbeve, pyllin po e pret,
Pa hije mbeti anës lumit zalli,
Në beton e mbyte këtë qytet

.
Edhe Zoti botën kur na i dha,
Edenin plot pemë dhe gjelbërim,
Dete, liqene , lumenj, kroje la,
Mëkatar…Kush të nxiti në mallkim?


Shiko si djeg vapa, si bie zjarri,
Po njehësohen stinët pakngapak,
O njeri, s’do prehesh dot as te varri,
Pa varr do mbetet Bota që po plak

.
Kur ti të zgjohesh, do jetë vonë,
Do thahet toka për një pikë shi,
Ata që mbeten pas teje, do thonë:
“Djalli paska patur emrin Njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT