BallinaVitrina e libritArbana Arba-Atje ku zgjohet ndjesia

Arbana Arba-Atje ku zgjohet ndjesia

Në fakt, dashuria ime është ndjesi,
te e veçanta dallon
në gjërat më se të zakonshme.

Në rrezet e para,
që bryjnë vesën
dhe ëndrrën time e zgjojnë.

Në mbrëmjen shpatullrënduar,
ku arratisjen kërkon në gjumë,
në palosjen e një flete libri
dhe mendimin që vagëllon atje tej,
në ndjesi kujtimesh,
kur fëmijëria më përkundej
prej përkëdheljes së nënokës,
shami e bardhë.

Dashurinë ma sjell
fëshfërima e erës ledhatuese,
që në vesh më belbëzon
në rrokje ndërrime stinësh.

Ah, prej dashurisë magjepsem
nga puthja e sime vogëlushe,
ashtu e ngrohtë, e ëmbël,
si një nënkresë e fildishtë,
shpirtin tim e mbulon.
Dashuria ime je dhe ti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT