Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Unë

Korça Bibjana-Unë

Unë

Unë zbrita aq e pafajshme ,

si nje pëllumb që lëkundet

dhe u përkula mbi një degë dafine,

në kopështin e stërgjyshërve të mij,

aty ku psherëtiva e këndova me zogjt e qiejve

Këputa një lule

dhe nuhata

aromën e dashurisë së pakushtëzuar ,

të prindërve dhe natyrës..

Pastaj bëra dush

me shirat freskuese të stuhive ,

për të vazhduar shkëlqimin

në diellin e mëngjesit…

Çdo ditë e natë dëgjova

meloditë, ritmike,

të qeta, kaskaduese

të lumit shkumbin ,të qytetit tim,

që më mbajti ngrohtë me përkushtim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT