BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Binjakët e shpirtit

Silvana Cekici Rodi-Binjakët e shpirtit

Kërkoni arkivave të mykur a në zyrat që ka një shtet
Shkoni në qiell a në një mal të lartë
Askund nuk do zbuloni një të vërtetë
Të gjeni binjakë shpirti me kodin e saktë

Për to nuk ka pasaporta me firma e vula
Nuk ka deklarata te një noter a avokat.
Pak binjakë shpirti mund të dallojmë te udha
Që zemrat i bashkojnë e kurrë s’i ndajnë

Ata s’kanë nevojë të ngjiten në tribunë
A të rrëfejnë ADN-në e gjakut a të fisit
Binjakët e shpirtit nuk kanë asnjë rrudhë
Po jetojnë vetëm mullirin e optimizmit.

Ej, ju poetë që ndani vargjet si shkumë
Ej, ju psikologë që paguheni për këshilla
Më gjeni një kod që më mundon aq shumë!
Si ti njoh binjakët e shpirtit sa zbardhon dita

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT