Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Gjëndje

Valbona Kolaveri-Gjëndje

Gjëndje
Fundshpinat e lodhen ditën
po tërheqin zvarrë djersë
dhe i nxehti po ashtu
zgërlaqet der të vijë mbrëmja
e trishtë
mefshtë
e presin angështitë tek shohin
temperatura që valëviten
si flamuj fitoresh
avujsh
Zhiva është e lartë
koka po bën zhurmë
çekanë dhembjesh
po rrahin unshëm
të më zbojnë heshtjen
Jam vetem
veç unë dhe ti Zot
dhe lutjet që fryhen
e fryhen pa fund
të derdhen
qiejve…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT