E gjeta shtëpinë – me lule të thara i ~
E gjeta shtëpinë,duke pikuar lot…
Lot ndryshku edhe nga catia.
Kyci më ra nga dora,
nga ato duar që janë pa zot!
Edhe në themel kishte humbur liria.
Ndodhesh pa asnjë fuqi,përball shtëpisë:
të paktën ne ,që shtëpinë e quajmë- streh’.
Streh’ ,ku lindin ninullat- djep i dashurisë…
Po,ja,djepin t’a djeg njeriu pa fre!?
E gjeta shtëpinë ,me lule tę djegura,pa zjarr,
nga shpirti i njeriut që shkel cdo ligj…
E gjeta shtëpin’ – nga jeta e ndar…
E fjala më humbi tingullin ,nëpèr grigj.
