Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritLindita Prenga-Më ndjej atëherë

Lindita Prenga-Më ndjej atëherë

Më ndjej atëherë
Më ndjej atëherë, kur shamatosen perëndimet
me maja kreshtash shpate malesh rrëpira luginash.
Kur bora t’shkrihet t’fryhen lumjet trubullirash
t’rreken brigjeve gjer ne pafundësi zemër toke.


Më ndjej atëherë
kur muza do prekë qiellin galaktikave
e qielli do shtrohet sofër mendimesh mbi diell.
Atëherë kur yjet do dridhen rënkimeve t’brishta
E retë nuk do kenë me c’të derdhin mbi detë.


Atëherë kur t’kujtosh hershmërin e vyshkur n’syt e tu
te ngrirë çerpikëve si ikona e degjur n’vaj.
Atëherë kur ndoshta


s’do jemë më një rreze mbi kry
dhe asgjë nuk do marr vesh
çfarë u bë pastaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT