NUK BLIHET QIELLI!
Të gjithë drutë e malit i preu paraja.
I dogji kot më kot, siç ja donte ënda.
Mali ngeli i zhveshur lakuriqë.
Akull u ngri, si shum të tjerët vdiqë.
Të gjith lulet e fushës i bleu paraja.
I la të vyshken, pa ju ruajtur fara.
Aty nuk u duk ma flutur,as bletë.
Iku edhe fusha si mali i shkretë.
Një ditë parasë i shkrepi në kry.
Do ta blejë dhe qiellin, veç për sytë e mi.
Filloj të manipulojë e të korruptojë,
por rrufetë i dogjën paret me gjithë të zonë.
