Penelatë mëngjesore.!
Madhështia e shkëmbit me sytë nga deti
i zhytur në blu dhe butësia e hënës
që përcjellin e ndjekin njëra-tjetrën,
presin agimin të bjerë.
Presin rrezen e pare të diellit,
klithmat e pulëbardhave, valsin e valëve
që përcjell errësirën me pëshpërima sirenash,
të një dashurie që po shuhet
.
Flladi butsisht përkëdhel dëshirat e pastreha
mbi valët blu e të bardha
e hijet e ëndrrës struken mes tyre,
për t’u shndërruar në dallgë në shpirtin e detit.
Në rrëzën e shkëmbit dy trupa të bardhë
mbjellin puthje në tokë e në fllad.
Më tej,
një tjetër luan me valë, kërkon t’i ndalë,
t’i prekë, t’i ledhatojë.
Eshtë poet…
Dielli është zhytur në det!
