BallinaVitrina e libritRizah Reshani-IK NGA NJERIU ZEMËRTHËNGJILL

Rizah Reshani-IK NGA NJERIU ZEMËRTHËNGJILL

Ik nga njeriu zemërthëngjill
Se ai gjarpërit i jep helm
Ik nga dimri që merr në prill
Se foletë i prish me rend.

Ik nga njeriu që flet shumë
Se ai fjalët nuk i zgjedh
Si çakallë mulliri bluan
Si velenxe miqtë i hedh.

Ik nga miku kameleon
Se të don për interes
Njëqind fytyra ai ndërron
I pashpirtë dhe i pabesë.

Ik nga vendi ku s’të nderojnë
Shko aty ku çmohet fjala
Ku ka nder e ku të çmojnë
Ku nuk të therrin sikur ngjala.

Ik nga vendi me struca e skile
Dhe nga vendi ku s’ka lule e bletë
Por vendlinjen në zemër mbille
Kahdo që shkon merre me vete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT