Iu luta sonte vargut:
- Mos fol, veç hesht!
Mos thuaj çfarë bashkë,
rrugës të dy thamë.
As hënës së përflakur,
hiç mos i beso!
Edhe këtë herë do të thotë:- Zoti të dhashtë!
Po ti je tradhëtare pena ime e mirë!
Vërshon si Vezuvi,
si llavë e Laxarotes- Që zjarrin, tokën, ujin, i bën bashkë të rrinë,
Ti vargu im i lirë,
që qark i sillesh botës!