Shpirt i gjelbëruar
Edhe shpirti është nganjëherë gati sikur natyra
Që e ndërron pamjen e vet nga stina në stinë
Herë paraqitet ngrysur, herë i buzëqesh fytyra
Në janar digjet dhe në gusht nganjëherë ngrin
Malli i shkretë shpirtin tim shpesh ka ngulfatur
Shumë herë ka vuajtur, shumë herë ka festuar
Edhe stinët janë ndërruar e moti është luhatur
Mirëpo shpirti im me ty ka mbetur i gjelbëruar
Sepse jeta kështu e ka, stinët e saj ndryshojnë
E asgjë më ashtu si ishte njëherë nuk mbetet
Mbeten kujtimet që nē shpirt rrënjë leshojnë
Dhe dashuria për ty që kurrë nuk do të tretet
