URIMET E ZEMRES…
Urimet e zëmrës dhe të shpirtit tim,
Nuk janë elozhe dhe fjalë boshe,
As lajthitje laviresh pa kuptim,
Por të çiltra si dritë agimesh bardhoshe.
Jam larg vesit,me virtyt të pastër,
Me virtyte qofshim gjithe jeten,
Të bardha, të lënduar,si guri alatër,
Të ndjellin ndershmëri për të vërtetën
Ka emocione gëzimi dhe hidhërimi,
Si për fatkeqët edhe për kobzinjtë,E ëmbël falja,i hidhur ndëshkimi,
Bashkë jetojne të mirët dhe të ligjtë.
Por më e mira do të mbetet në këto vite,
Dua te zësh vend tek miqte e mirë,
Si vajzë shqiptare,si grua fisnike,
Jo fryt i hidhur,i papjekur…por ëmbëlsire.
Në këtë bote qorre të dyzuar,
Të kemi më të mirën,më të pastrën Veçori,
Në shekuj nga ç’eshte folur e shkruar,
Për mua vlen vetem fjala NJERI.
Emocione të shumta më vijnë pafund,
Ja s’kam dëshirë të gjitha t’i shkruaj,
Nuk mund,nuk mund,nuk mund,
S’me lënë streset,më shtrëngojnë të vuaj!
