Omer Khajami në Paris
Ka ardhur larg, nga Saharaja,
Një vozë me verë ka marrë me vete.
Me sy e zemër te sevdaja,
Po thurka varg si dallgë në dete.
Një vajzë syshkruar i vete pranë
Me dorë, me sy ç;e ka zjarrmuar
Kur ndez Parisi dritat varg
Khajami qesh i lumturuar.
Gëzon franceka e flet me shenjë
Si mbretereshë me nur e hire.
Një buzë ia vë në ballë të nxehtë
Me dritë të bardhë dashurie
Kur puth franceska me faqeskuqur
Muzetë me drita i mbylin dyer
Se botës mbarë me brengë mbushur
Iu jep një dritë të ngazëllyer.
.
