Kosovë dhe Çamëri
Atdheun na e ndanë armiqtë copa copa,
Por nga shpirti ynë askush s’na e shkul,
Se shqipja kurrë s’fshihet në gropa,
Asnjë e keqe s’na perkul
.
Dhe sërish dhimbje ndjen shqiponja,
Në trup ka plagë nga shekujt e shkuar,
Kërkon lirinë nga ëndrrat tona,
Si nuse çame zbukuruar
.
Kosovë, Çamërui pengu i motit,
Dhimbje qe ther dhe pikëllon,
Vështrime gjyshërish përmes lotit,
Që malli i ikjes i trazon
.
Kur do vijë vallë çasti i shumpritur,
T’ua ndreqim varret e harruar,
Lab, Kosovar, Çam emërndritur,
Të gjith rreth sofrës të bashkuar.
Me një sharki ti zgjojmë legjendat,
Një trup Kosovë dhe Çamëri,
Ashtu si Zoti krijoi botën,
Ashtu të bëjmë prapë Shqipëri.
