Ti, aroma jote dhe lulet e mia pa jetë… dhe karafili dhuruar shitëses së bukur, …!!!”
….Kisha kohe pa e takuar shumë vite.
Nuk e di si do më priste vallë.
A, kishte mall për mua??.
A, më kujtonte vallë??.
Kështu dola nga shtepia dhe përfundova në dyqanin e luleve. Përshëndeta “bukuroshen”, shitësen e qeshur, që më njihte mjaft mirë si klienti i saj i rregullt.
Kushedi sa buqeta me lule të freskëta kisha blerë.
-Mirdita-më tha, duke buzëqeshur ashtu çiltër- sigurisht një buqetë me lule, për mësuesen tënde të dashur.
Qesha- jo i thashë- këtë herë dua lule për miken e rrallë, atë miken e vegjëlisë, qe nuk e kam takuar, nga koha e vegjëlisëm, u ndame dhe nuk e kam parë deri më sot.
-Zgjidh- më tha- këtu i ke lulet shumë ngjyrëse.
U ktheva dhe fillova të gjitha lulet ti shikoja me kërshëri.
Doja ti ngjante asaj, të kishin gjallërinë e saj.
Jo, buqetën e parë, si e bëra, shpejt ashtu përsëri një e nga një i shpërndava në vëndin e tyre. Mu dukën jo të përshtashëm në raport me miken time.
Shitësja po më ndiqte me buzën në gaz.
-Nuk e gjen dot lulet, që i ngjajnë mikes?
Përsëri u ktheva pranë vazove, secila ma bënte me sy, sikur më thoshnin:
“Unë i ngjaj mikes tënde të vyer”.
Asnjë nuk mu duk e fresket si buza saj kur unë ndjeja freskinë e tyre, në puthjet e saj në çdo takim.
Përsëri hezitim, përsëri e lashë buqetën e dyte në banak.
-Mos u mërzit më -tha shitësja -shiko dhe ato vazot afër derës, mbase të sjellin miken pranë.
Përsëri me kujdes e përgatita një buqetë, me të bukurat që mendoja, u mbaja aromën e tyre, por çuditërisht asnjë prej tyre nuk kishte atë aromë, që më kishte lënë mua tërë këto vite, aroma e parfumit të trupit të saj, kur mbushte çdo pore të dhomës tonë.
Vendosa nuk mund të merrja buqetën, që mendoja.
Faji nuk është i imi, mikja ime, fajin e ke Ti dhe veç Ti.
Tek asnjë buqetë nuk gjeta aromën tënde dhe as freskinë tënde, ato ishin të shkreta nuk kishin jetë, si kishim Ne të dy.
U ktheva në banak i kërkova të falur shitëses bukuroshe, e cila buzëqeshi dhe më tha dy fjalë:
-Të kuptoj pse nuk e zgjidhe buqetën për miken tënde. Ti ke shumë mall dhuroi, atë dhe i ke dhuruar buqetën më të bukur…
…Kur befas i them shitëses:
-Po Ju cili karafil ju pëlqen?
Ajo më pa pak e habitur dhe thjesht u shpreh:
-Më shumë më pëlqen karafili i bardhë.
-Më paketo një karafi të bardhë.
Me kujdesin saj e paketoi dhe ma zgjati mua.
-Të lutem t,ju bëj një foto, se ngjani tepër e lumtur me këtë karafil në dorë…
…..”Meqënëse nuk zgjodha dot buqetën për miken e hershme të vegjëlisë pranoni nga Unë këtë karafil si shënjë miqësie”.
U ktheva dhe mora hapat për të dalë nga dyqani.
Nga pas më erdhi falenderimi i asaj vajze të bukur…..
