Kur shpirti dhëmb
Në mëndjen time mbete sy lotuar,
Dhe zemra jote me lot ish larë,
Kur një dorë dhe hodhe mbi tët bir,
Shpirti yt mbeti duke qarë.
Shpirti të frymonte si pulë pa kokë,
Koka kish mbetur varros në kujtesë,
Sytë venitur nga memorja e helmuar,
Të rrëmben të tërën dhe nga pak të vdesë.
Ti jetën e dhuruar se çmon më aspak,
Frymarrjen mallkon sekondave që shkojnë,
Në venat e tua nuk ka më gjak,
Por helm i helmuar që orët të shkurtojnë.
Zemra jote ish’ e ndarë në pjesë,
Tashmë s’ka pjesë për askënd në k’të botë,
Vdesë bota nën këmbë, çdo e saja krijesë,
Veç shi ka në shpirtin tënd, përzier me lot.
