BallinaVitrina e libritTeuta Shaqiraj-Lojë sysh

Teuta Shaqiraj-Lojë sysh

Zëri yt është drithërimë ,
që ajrin shtjell, e rindez ëndrra.
Të ngroh, të josh
e s’më fsheh më as nata.
Lëkurën zhvesh pa dhimbje
e s’di si humba.

Symbyllazi luan, më zgjove e më s’munda,
robinjë mbetem e trilleve të tua,
kyçur nën qepalla.
Digjem e ftohem njëkohësisht
aty nën qerpikët flladitesës,
marrëzisht;
fshehur nga lindja në perëndim,
humnerë e syve të tu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT