“Heshtja e klithmës në errësirë…!!!”
Heshtja e thellë derdhet në lumin e qetë, shkel në zallin aty rrotull tij.
Diku më tej lëndon një fjalë pa thënë me kujdes.
Rrëzohet një gjethe vjeshte, që nuk rreziston dot.
Si, ai myshku i gjelber, që mbin rrëzë mureve, ku ka pak lagështirë.
Diku thellë rënkon e rrjedh një mall…
Mos thuaj, që nuk ke pëshpëritur pa zë fjalën e “artë” “Të dua”!!
Atë fjalën më magjike në botë!!.
Ktheje kokën me frikëm se mos vallë e kishte dëgjuar njeri, trëmbeshe edhe nga hija jote, se mos vallë e kishte dëgjuar nga përpasja në faqet e murit të dhomës të kredhur në errësirë.
Dëshiroje ta çaje atë mur të pengesës, por asnjëherë nuk u rrezua, Ai i mallkuar mur.
Dhe ashtu në heshtje, duke pëshpëritur pa zë, “E dua”, thoje dhe me zërin e vetvetes ulërije si e tërbuar.
Përplasej dhe shuhej thellë në atë errësirë boshe, pus të thellë, Ajo psherëtimë pa zë, por e thellë e shpirtit tënd.
Sa herë në ëndërrat e tua e kerkoje, zgjoheshe e dersiturdhe e çorjentuar.
Nuk e gjeje dhe përsëri të kapiste gjumi dhe atëherë hyje në ëndërrat e tij ashtu fshehurazi.
Përsëri pëshpërime pa zë” E dua”
Dhe heshtja mbretëronte kudo.
Aq heshtje, sa vetë pëshpërimën “E dua” nuk arrije ta dëgjoje.
Mos thuaj, që nuk ja ke ndjerë mungesën e tij në ëndërrat e tua boshe pa jetë, pa Atë.
Dhe me fat kur hynte në ëndërrat e tua vetëm një puthje joshëse rrëzë veshit e dëshiroje dhe atëherë pa zë, një psherëtimë rrënqethëse lëshoje.
Sa herë kushedi, sa herë të mbyllje sy e të flije kishe frike, se mos Ai të hynte në ëndërrat e tua.
Zëri yt i heshtur buçet në errësirën e natës pus, e dëgjojnë yjet dhe e kthejnë atë zë, duke pyetur:
“Vallë i kujt është ky zë??”.
Hëna që është e vetmja dëshmitare e dëgjon dhe ashtu kureshtare siç është, Ajo pyet për atë klithmë që u dëgjua në errësorë, se e kujt është, kush psherëtin në këtë natë pus.
…..Ai zë shuhet ngadalë atje tej në errësirë dhe ashtu butë, butë, si pa kuptuar klithma e heshtjes një shpirttë brishtë, të trazuar vret ngadalë përherë…..
