Tuesday, December 23, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikMë 17 korrik 1924, pas një beteje të përgjakshme kundër mijëra forcave...

Më 17 korrik 1924, pas një beteje të përgjakshme kundër mijëra forcave serbe pushtuese serbe të Nikolla Pashiqit ra heroikisht, Azem Bejtë Galica

Më 17 korrik 1924, pas një beteje të përgjakshme kundër mijëra forcave serbe pushtuese serbe të Nikolla Pashiqit ra heroikisht, Azem Bejtë Galica, luftëtari popullor, i cili me trimat e trimëreshat e tij për 12 vjet i rezistoi pushtimit serb të Kosovës. Ka qenë kryekomandant i forcave guerile të Kosovës e më gjerë. Luftëtari më i njohur dhe më i përkushtuar i çlirimit të Kosovës, i cili padrejtësisht u etiketuar si kaçak jo vetëm nga regjimi kriminal i Serbisë, por edhe nga historianët vasalë të regjimit serb. Nga shumë historianë edhe sot e kësaj dite vazhdon të trajtohet kaçak. Është ndër kryengritësit e vetëm që ka luftuar kundër Serbisë, Austro-Hungarisë dhe pushtimit bullgar të viseve të Kosovës. U lind në Galicë të Drenicës në vitin 1889. Ishte në ballë të luftëtarëve të lirisë, jo vetëm në trojet e mbetura nën pushtimin serb, por edhe në Shqipëri kundër forcave esadite e zogiste. Ka qenë përkrahës i Bajram Currit, Fan Nolit, Hasan Prishtinë dhe kreut përparimtar demokratik të kohës. Pas vdekjes, bashkëluftëtarët e kishin varrosur tinës në një shpellë, me qëllim që regjimi serb të mos e zbulonte trupin e tij.

marre nga Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT