Buzëpritje…
Anija e shpresës ,atyre gjireve
të buzëpritjes më gjen ngahera
Sa gjatë ka pritur atyre ishujve
Rrahur sa herë nga të fortat erëra
Shtrengova velat , në rezistencë ,
me piratët grabitqarê shpirttēzi
Nuk ma grabitën kurrë krenarinë
Isha unë më e forta në çdo stuhi.
Prita në ishullin ” Vetmia aq gjatë
Të kalonte një anije pa ata piratë
Hajdutë qê vjellin zemrën e pafat
ta marrin ta thyejnë , bëjnë gallat.
Anija e shpresës ankoruar në mol
Molshpirti pritur kurrë nuk u lodh.
po pret një det kaltërosh pa ndytësi
të zbarkojë në atë breg , në gjirin e tijë.
