O NARCIS, MOS U HARLIS!
U ngrit nga krevati,
Sytë e zgurdulluar,
Ç’ po më ecën tha fati,
I bukur edhe i zgjuar.
Shpejt dhe u rrëmbye,
Shikoi veten në pasqyrë,
Urraaa! klithi i harlisur,
Jam i mirë mor, jam i mirë!
Obobo! dhe ç’ fantazi?
Mbase jam edhe trimosh,
Po përse more amani, Ca më thonë ke kokën bosh?
Se i mençur edhe jam,
Sa shumë letra që kam nxirë,
Mund të jem dhe kampion,
Po përse më mbajnë me brirë?
Ah, ç’ mallkim, ngrysi vetullat,
Nuk i qas as nuk i dua,
Nuk heq dorë unë kurrë nga rregullat,
Ndaj i hedhi të gjithë në përrua.
Por të keqen, mor narcis,
Mos e merr: të dalë ku të dalë,
Se gjithë bota nuk është pis,
Njihe veten thotë një fjalë.
