MË KA MBETUR,THELLË NË ZEMËR
S’keni dashur, ju ndonjë,?
Sa e kam dashur, atë unë,
Derdhet malli, kur më zë,
Dhe më mbyt, si një lumë.
Ju se dini, ç’do të thotë,!
Kur frymarrja të mungon,
Ti lufton, por është e kot,
Nuk ka ilaç, që të shëron,
S’do të kthehem, kurrë pas,
Se e di, që s’ka më kthim,
S’më le loti, që unë të flas,
Mbushur shpirti, me trishtim.
Në kujtime, më ka mbetur,
Si një perlë, diçka e rrallë,
Nëpër ëndrra, sy pa fjetur,
Kur më vinte, më sillte mall.
Ishte e ndrojtur e fliste pak,
Buzë e saj edhe kur fliste,
Si trëndafil, i ndizej flakë,
Kur e puthje, mjaltë ngjiste.
Ishte koha, mjergull mbuluar,
Frika lidhur, më mbante mua,
Edhe ëndrrat, qenë ndaluar,
S’mund t’i thoshja, dot ” të dua”.
Qe një ditë, më nuk e pashë,
Se kuptova, se çfarë i ndodhi,
Nëpër gjurma, pas i rashë,
Por kjo ndjekje, sa më lodhi.
Në udhëtime, kur kam shkuar,
Thonë se rasti, është mbrekulli
Në çdo vënd e kam kërkuar,
Por kjo s’ndodhi, s’qe rastësi.
Eh, si është, një shpirt i vrarë,
Vijnë kujtimet, që strukur rrinë,
Pikon loti, nga syri i tharë
Zgjon ngadalë, nostalgjinë.
Njëherë vetëm, ta shihja doja,
Edhe për të, muzgu ka rënë,
Por një fjalë, unë do t’i thoja,
Atë që dot, s’ja pata thënë.
S’ja pata thënë, por ajo e dinte,
Më vështronte, si e pikëlluar,
Kur në buzë, fjala më vinte,
Ma mbyllte buzën, e frikësuar.
E trembur ishte, si drenushë,
Ashtu në heshtje, loti i binte,
Kur e puthja, lehtë në gushë,
Buza e saj, mbi t’imen rrinte.
Nuk i thashë, dot lamtumirë,
Sigurisht, peng m’ka mbetur,
E kam si ëndërr, një dëshirë,
Gjallë ta shihja, jo të vdekur.
Por ju, s’keni dashur, një ashtu,
Si e kam dashur, unë atë femër,
Kanë ikur vite, por prapë këtu,
Më ka mbetur, thellë në zemër.
Petro Sota 8 gusht 2022………
