Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritRrënqethje prekjesh-Valbona Kolaveri

Rrënqethje prekjesh-Valbona Kolaveri

Rrënqethje prekjesh

Mendimet i zura onde
ondet duar që përdridheshin
bukle
mes gishtërinjsh

Ku një dore
doja të më dhuronte
një trēndafil dëshirash

E kuqja e gjakut i mungonte
po prapë e doja
t’më mbushte
me aromë
dashnie të munguar

Mbushur ditësh të lugëta
e netēsh të mysēta
dëshirash
që rrëshqasin
nga hëna mbi yje
e më bien mbi krevat
e më trembin
dhe pse janë tē mijat

Dora tjetër të ndezë dritën
e shpirtit që trembet
nga shkallmime të frikës
qē s’tē kam

E një dorë t’më varë një varëse
në qafë
plot me puthje
me perla buzēsh
që hapen e mbyllen
vezulluese pritjesh

E te gjitha t’më mbulojnē
me rrënqethje prekjesh
që shtangin…

V.Kolaveri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT