BallinaVitrina e libritUarda Albunesa-Thirrja

Uarda Albunesa-Thirrja

Mos m’i thuej për dhimbjen kujt,
njéri hak e ka me vujt.
Ruej se nanës ke me i thanë:
“Malli m’djeg, gjumi s’m’ka zanë!”.
Pse nuk vjen kur të thërras,
me cil’ Zot më duhet t’flas?
Njëmijë ditë i jap huá,
veç një darkë me ty me e nda.
Çoú he burrë, njëtash prej varrit,
në kjoftë borxh ta shlyej ma s’parit.
Veç një ditë të të takoj,
due sekretin t’ta tregoj.
Mos m’i thuej për dhimbjen kujt,
njéri hak e ka me vujt! 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT