ME FUQINË E DASHURISË
Kam një dhimbje që çon drejt humbjes
për çdo ditë shëndetin po ma e rrënon
fshehur më rri nē tërë qenien time
është sëmundja që gjymtyrët m’i bren
Jeta është lojë që nëpër vuajtje lind
në vorbull të erës tund edhe shkul
me rrënjë mendimet nga truri t’i nxjerrë
marrëzinë ta hedhë para se të çmend
Ndërsa shpirti kërkon paqe dhe durim
para asaj që tallet me fatin njerëzor
asaj që ka shpërthyer tërë rruzullimin
me të panjohurën deri në shkatërrim
Një bar shërues kërkon edhe zemra
të kapërcejë detin e helmuar të jetës
me fuqinë e dashurisë t’i çajë dallgēt
për t’i shpētuar thonjve të vdekjes!
