BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Çadra e gjetur...

Adri Adriana-Çadra e gjetur…

Ketè ditè vjeshte me nxitim,
Ec pèrhumbur, e menduar,
Pikat e shiut bien pa pushim,
Dhe unè pa çadèr nè duar.

Gjethet seç ngjiten nè supe,
Dhe shiu qè njom trupin tim,
Njè çadèr tè hedhur tutje,
E mora nè duar per shpètim.

Sa e veçantè kjo ditè vjeshte,
Dhe pse shiu lag dhe era turfullon,
Unè eci e sigurt me çadrèn e gjetur,
Qè shpirtin ngroh dhe supet m”i mbron!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT