“Melodi e shpirtit”
Një melodi është krijuar,
Një melodi që askush nuk mundet për ta dëgjuar,
Një melodi që veç unë e dëgjoj,
Një melodi që ty të ta tregoj.
Melodi e shpirtit do ta quaj,
Melodi që mbart rrahje e ndjenja,
Melodi e cila ruhet me fanatizëm,
Që një ditë ty të të shprehet.
Një ditë do ta tregoj,
Por uroj që të mos jetë vonë,
Se ndoshta mund të jemi diku larg,
Diku ku unë më mos të t’shoh.
Ndoshta mund të kemi humbur,
Ti në një vend e unë në një tjetër,
Bashkimi mund të duket e pamundur,
E të lodhur do të refuzojmë për t’u rigjetur.
