Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Varfëria s’u largua kurrë

Gina Xhaferaj Kapaj-Varfëria s’u largua kurrë

Varfëria s’u largua kurrë

Ej, bëhuni me mua këshilltarët më të mirë në botë.
Që zemrave të gjithë popujve t’u japim lumturi
Dua të bëhemi si yjet a si ushtarët më të fortë
Retë dhe mjergulla me shuplakën e dorës të fshijmë.


Shikoj fëmijë të mërzitur të pangrënë, të paveshur
Pa shkolla e bangat i kanë bërë për të ngrohur si dru.
E mbaj trishtimin e ditëve që në baltë kanë ngecur
E ndiej dhimbjen për ditët e bardha që s’erdhën kurrë.


Që kur lindëm ishim shokë të ngushtë me shpresën.
Endërronim dhe kur nuk kishte bukë në tavolinë
Nuk e humbëm kurrë shtegun e bardhë për jetën
Dhe kur detet dallgëzonin si male me borë pa pushim.


Jeta e popujve është si një xhungël me gjarpërinj
ku shpesh herë na qëllon me shpulla e kamxhikë
E bankat e shkollës i lanë pa shpresë e fëmijët.
Nuk duam që ditët e tyre të bëhen errësirë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT