MOS NËNÇMO
Mos e shiko n’dukje
Për të dhënë vlerësim
Prit t’ia shohësh punën
Mos fol me nxitim.
Një mushkonjë e vogël
Ndodhë se sheh me sy
Kur keq të thumbon
Vaj halli për ty.
Mos nënçmo askënd
Çdokush ka një vlerë
Të respektosh tjetrin
Je njeri me nder!
