Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona- Natali, po emrin tuaj do ti vë mbeskës time,...

Pirro Minella Millona- Natali, po emrin tuaj do ti vë mbeskës time, të të përjetesoj edhe Ty mikja ime ….!!!”

Na ndau largësia, mikja ime, por dashurinë, që kam për Ty nuk na e largojnë dot, nuk ka forcë ta shkepusë atë nga thellësia e shpirtit tim ku ka gjetur strehëzën e saj të “ngrohtë”.

Po e vërtetë edhe Unë jam dakort, që mbeska ime, po qe se më lejojnë do ti vë emrin tënd Natali!!

Të të përjetësoj Natali!!.

E meriton mikja ime, aq e mirë, aq me vlerë.

U njohëm në kohë të veshtirë, thamë shumë, kërkuam pak, nuk realizuam asgjë.

Kjo qënka e thënë për Ne të dy. Fatit nuk i shpëton dot. Por tiparet e tua i ruaj thellë në “kasafortën” e shpirtit tim. Aty nuk e rreh as tufani i acartë, as poshtërsia e njerëzve, që na ndanë Ne të dy.

Aty jemi vetëm Ne të dy.

Kjo fytyrë fisnike, pak e hequr, me një buzëqeshje të hollë, dhe me sytë, që të shkelqejnë aq shumë.

I njoha syte e tu, ata sy dhe sa fort u dashurova me ata sy.

Vetëm Une dhe Zoti e di.

Sytë e tu të bukur kishin magjinë brënda tyre, kishin aq zjarr e mall për mua.

Nuk harroj vështrimin e tyre, të atyre syve të tu aq të thellë dhe aq të pakuptuar kurrë nga Unë. Sa herë ndjeja vështrimin e tyre, aq herë ndihesha ndryshe, më i kompletuar dhe ngrohtësi brënda meje merrja..

Ata sy mbetën në shpirtin tim dhe nuk mund ti shkul, aq rrënjë kanë hedhur.

Në vështrimin e pakuptimtë, zbulova jetën tënde deri në qelizën më të hollësishme, në ata sytë e tu zbulova atë pasionin e përvëluar për pak dashuri, por ndjeva dhe pikëllimin e thellë që kane ata sy, atë pikëllim, që nuk e ka askush tjetër, vetëm syte e tu e shprehin .

Ata sy herë më shikonin rëndë nën qepallat e rënduara, herë sytë e tu ishin tepër të madhërishëm aq sa Unë ngelja pa marrë frymë.

Por sytë e tu kishin brënda dhe vuajtjen tënde fatale, atë të dashurisë tonë të humbur.

Syte e tu kudo më kanë shoqëruar dhe Unë i shikoja e rrija i përhumbur brënda tyre, shumë herë mahnitesha nga ata sy.

Natali, sa herë kam vështruar sytë e tu, aq herë kam ndjerë tronditje të thellë në shpirtin tim.

….I adhuroj aq shumë sytë e tu sa është e pa mundur mos të derdhë lotë të nxehtë për ta….

A mundet vallë mbeska ime të ketë sytë e tu Natali…??!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT