Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritËMBËLSIA E KËTIJ EMRI -Sheqere Sina

ËMBËLSIA E KËTIJ EMRI -Sheqere Sina

ËMBËLSIA E KËTIJ EMRI

Ëmbëlsia e emrit tim “Sheqere”
është te nektari në stinë pranvere,
te vendlindja në luginën e Shkumbinit,
te gonxhet e lofatës dhe lulet e blinit.

Ëmbëlsia është te Omeri i fisi tim,
me mbiemrin Ozuni në trashëgim,
është te besa dhe fjala e tyre e ëmbël,
te mikpritja familjare me dorë në zemër.

Ëmbëlsia e emrit që më kanë vënë.
është te buzëqeshje që kish imja nënë,
është te dashuria e babait të shtrenjtë,
te fëmijët e tyre, të vegjlit e të mëdhenjtë.

Ëmbëlsia e emrit që mbaj si person,
është te rrushi i ëmbël i vreshtit tonë,
nga del rakia që shtronte burrat në biseda,
te mollët e kuqe dhe te faqet grave të veta.

Ëmbëlsia e emrit tim është te toka pjellore,
në malin e Shebenikut përballë rrezeve diellore.
Ëmbëlsinë e këtij emri me glukozë të vërtetë,
përjetësoj në poezitë e mia me vargje të sinqertë.
Autore :/Sheqere Sina/ Albania //

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT