Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritNaxhije Gashani-PËRBALLË DASHURISË

Naxhije Gashani-PËRBALLË DASHURISË

PËRBALLË DASHURISË

E pashë Nënën time tek mbillte dashurinë
para portës
unë shihja çuditur atëherë se si mbinte
dashuria

E pashë Nënën time tek ujiste dashurinë
kur rrinim rreth sofrës
buka bëhej e ëmbël nga dashuria

E pashë Nënën time tek na mbështillte
dashurinë rreth qafës
kur dilnim udhës t’i kërkonim ëndrrat

E pashë Nënën time tek barte dashurinë
varkës
deri në atë breg ku mbolla dashurinë time

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT