Tuesday, March 24, 2026
BallinaVitrina e libritTIMO FLLOKO: UNË IKA LARG TË MOS KTHEHEM KURRË…

TIMO FLLOKO: UNË IKA LARG TË MOS KTHEHEM KURRË…

Në këtë qytet kam kohë që s’jam parë,
e huaj jam,
për këtë nuk kam faj,
ish’ natë pa hënë atëherë kur ne u ndamë,
dhe u harruam, se koha s’të fal.

Unë ika larg të mos kthehem kurrë,
gjithçka të harroj,
të t’harroj edhe ty,
tani më lutesh, ke një peng, ti, në shpirt,
ta kthejmë të shkuarën,
Oh, sa çudi,
e jotja unë të jem përsëri.

Jo, nuk të dua!
Është tepër vonë, tani tepër vonë…
Jemi të huaj,
i dashur…vonë,
Zemra u ftoh,
Zemra u ftoh.

Unë e pranoj një puthje këtë natë,
Për gjithë magjinë që ma fale ti,
Kohën s’e kthejmë dot pas,
Të dy ne e dimë,
Kujtimi mbetet veç si një stoli.

Jo, nuk të dua,
Është tepër vonë tani, tepër vonë,
Jemi të huaj,
I dashur…vonë,
Zemra u ftoh.

Zjarri u shua,
Në shpirtin tim thellë, përgjithmonë,
Të ndiej të huaj.
Është tepër vonë,
Zemra u ftoh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT