Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara, më të pëlqyera, më të ndjekura dhe më seksi të momentit.
Ajo është shumë e njohur si modele, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijeve, ku fotot e saj i sheh si postera në shumë vende të Europës, nga kompanitë e famshme me të cilat ajo bashkëpunon.
Së fundi, ylli i ‘Instagram”-it, shfaqet më joshëse se kurrë, teksa tregon format e saj perfekte, e veshur në një kostum ngjyrë pink, i dizejnuar me gurë të çmuar.

Modelja, e cila njihet dhe si një imazh i kompanisë së kompanisë Guess, rrezaton në këto foto të saj.
Ajo ka shkrepur këto foto nga Palasa në resortin Green Coast, ku duket se ka zgjedhur për të pushuar, pas impenjimeve të shumta si modele.
Green Coast është një nga resortet, ku shumë personazhe të famshëm zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre.
Kujtojmë se, një nga firmat më prestigjioze në botë, “Guess”, ka përzgjedhur Orjolën si një nga vajzat që përfaqëson imazhin e saj nëpër botë.
Modelja seksi së fundmi ka publikuar disa imazhe nga Venecia, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjet atraktive, teksa tregon në prapaskenë billboardet ku ndodhet si ikonë e markës së lartpërmendur.








