Erik ten Hag ka thënë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i lumtur në “Old Trafford”.Holandezi, ndër të tjera, tha se janë të kënaqur që e kanë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në skuadër.
“Që në fillim thamë se planifikonim me Cristiano, ishte e qartë. Jemi dakorduar me të”, tha fillimisht ai.
“Ne jemi të lumtur me të, ai është i lumtur që është këtu dhe ne duam ta bëjmë sezonin një sukses së bashku”, përfundoi Ten Hag.
