FUNDI I DITËS
Hëna më përgjon hapat sonte
Arusha e Vogël, hesht,
Toka vallëzon rreth vetes
si përnatë…
Mbrëmja përtej ka zgjatur dorën e gjatë,
të paqtë
.
Velloja vjollcë e fundit të ditës,
vendin ia la sombreros së natës,
guximshëm ngjyer me yj…
Skajeve të qiellit,
kasafortat e parajsës,
ruajnë ëndrrat që thuren vetëdijshëm gërshet.