BallinaVitrina e libritAnila Kodra-KU ËSHTË LUMTURIA

Anila Kodra-KU ËSHTË LUMTURIA

Lumturia çdo herë rri fshehur
Skutave të shpirtit si heremit,
Si melhem plagës hedhur
Se dimë pse na humbet një ditë.

Ajo pshtë vetëm dy pika lot,
Që dalin të nxehtë nga syri kur qesh,
Askush se pati pa limit në këtë botë
Pikat e saj është fatlum kushdo që i ndesh.

Lumturinë shpesh në dorë kur e ke,
Se kupton pse shkon dhe nis e kërkon,
Sikur në një grumbull me hekurishte,
Të humbet një monedhë, pa dashje e leshon.

Ehh, kush mendoi se e pati vërtet,
Vetëm u mburr se kurrë se shijoi,
Se heremit i mbeti shpirtit një jetë,
E syri më shumë qau, se lot gëzimi pikoi.

Lumturia është një pikë që se shohim,
Është një presje në çdo dedikim dashurie,
Luftojmë një jetë sado pak ta njohim,
Na mbetet në kujtesë si buzëqeshje fëmije.

Ska në këtë jetë lumturi pa limit,
Diku merr formën e një suksesi,
Pastaj si prindi që na largohet një ditë,
Si dashuri fëmije pa asnjë lloj interesi.

Dhe harrojmë veten, atë çka duam,
Harrojmë ndonjëherë dhe kë deshëm vërtet,
Të tjerë na deshën, me tjetër u martuam,
Dhe bëjmë sikur u lumturuam në jetë.

Pranojmë pastaj atë lotin në sy,
Dhe buzëqeshim, themi u lumturuam,
Por heremit i shpirtit është po aty
Dhe bindim veten sepse, së paku jetuam…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT