NËN VELADON NATE
Sot mungon drita
ose
dita është veshur me veladon nate
dhe nuk dukej gjë,
sall një teh prese e mprehur
që vezullon nëpër vijën e dëgjimit të humbur.
Nuk e di
çfarë maske do të veshë mëngjesi?
Nëpër një fije zëri të mbytur
ka shumë zemra të thyera,
qytetet po shemben
me trishtim.
