JAM THEMELI
Jam bijë e gjuhës mëmë, më e vogla tingullore.
Herë humbas , her’ lulëzohem , veç në “ vreshta “ popullore…
“ Lakuriqësinë “ time me morfema e mbuloj,
Paraprapashtes’nyje, mbaresa, pas vetes fort ju shtrëngoj…
Nëpër gojë më kavërdisni dhe , pse ndonjëherë kam “ hala “,
T’u vras , t’u pres , sa mban ” krahu “…jam Themeli , Kreu , Fjala !…
