Vjeshtē nē Ferrara
Rrapet pērreth janē prapē tē gjelbēr
Dhe zogjtë lodrojnē sērish nē shesh
Por kjo s’do të thotē , se s’mbērriti vjeshta
Ajo tashmē ndodhet mes nesh
Në bar “Ariosto” ka mē pak klientē
Dhe kafja s’ka mē dhe aq shije
Kamerieret biondina , kanē shkuar nē det
Ose nē ndonjē sfilatë bukurie
Ato tē joshnin me buzēqeshje
Sapo tē shfaqeshe nē derë
Ta bēnin mē të freskët verēn
Dhe vapa zhdukej menjëherē
Një turmē me turistē tē vjetēr
Me zhurmē rreth Piazzës venē e vijnē
Kēta njerēz duket , s’kanē punē tjetēr
Veç tē gjurmojnë pas historinē
Dhe pse kētu jam rastēsisht
Mes tyre veten dhe unē fut
Ky eshtē njē vend qē mrekullitē
Ti ve nē “pjatē” pēr çdo minutē
T’i duhet vetēm tē pērzgjedhēsh
Nē cilin vend tē shkosh mē parē
Drejt katedrales ku rrinē engjejt
A drejt Estensit legjendar ?
Pemēt nē udhē janē prapē tē blerta
(S’ka gjē se vera mbeti pas )
Vjeshta kētu s’vjen , tē zverdhë gjethet
Por çdo statujē , ta bējë tē flasë
