SHPIRTI I AKULLT
Përplasje fjalësh,piskamë,
Zhurmë ,si në çmendinë
Fjalë të vrazhda lloj-lloj.
Tërë kohën blla,blla ,blla
Bajlozët i shtyejnë fjalët ndërmjet veti
Njëjtë si era dallgët e detit…
Thuajse krisi kiameti,
I përplasin grushtat mbi tryeza.
N’çast shamata pushon dhe dielli shfaqet
sipër bjeshkëve.
Për t’i qetësuar shpirtrat e trazuar
Duke u falur ngrohtësi për jetën
Të cilën e duam për s’tepërmi.
Urrejtjen,mërinë dhe xhelozinë i shëron:
Shkrirja e shpirtit t’akullt
Mbuluar me rrezet më t’ngrohta t’shpirtit e t’zemrës
