VJESHTA GJETHESH TË RRËMBEU…
Vjeshta gjethesh të rrëmbeu,
mes trishtimesh bukuroshe,
zverdhur shtigjet…t’i rrëfeu,
fëshfërimën qoshe më qoshe…
Ti përhumbjesh llërë-lëshuar,,
porsi zanë trungjesh fshehur,
dashurive shtungëlluar,
fustan-artin degësh ndehur…
Mbytur flladi…xhelozishë,
fërshëllen…e më nuk ndalet,
dendur mjergulla pafajsishë,
lagur bishtalecash…falet…
Vjeshta gjethesh të rrëmbeu,
Vjeshtë-mekur shtojzavalle,
zverdhur shtigjet…t’i rrëfeu,
shtat-lartuara…kufij përralle…
