MOTRA JONË ARBËRESHE
Ja,në prag erdhi vjeshta,
vera iku si vetëtimë,
në lëndina lule verdha,
plot me erë ,
na mbush me frymë.
Frascineto ditë me diell,
zoti i madh e bekoi,
ai vet lart në qiell,
njerëzimin sot gëzoi
.
Dhe në krye të shtëpisë,
motra arbëre,del na pret,
me buzëqeshje na sejdis,
mirëseardhjen,i uron motrës vet.
Hapi derën,ndezi dritë,
gjithë gëzim shpërtheu kënga,
na kanë ardhur vëllezërit e miqt,
na këndon shpirti,gufon zemra.
Me hare trokitëm gotat,
përqafohemi me mall shumë,
flakë e zjarr u shtruan sofrat,
fjalët e zemrës rrodhën lum
…
Janë gjak nga gjaku ynë,
janë pasardhës të Skënderbeut,
jo nuk bëhet gjaku ujë,
jemi bij e bija të mëmëdheut.
Jo nuk shuhet Arbëria ,
ndër kohra e kemi trashëguar,
Edhe pse në dhé të huaj,
ndër shekuj do ta ruajmë.
