Çast…
Ca pika shiu trokitën pas xhamit,
Dhe unë pas tyre i preka lehtë,
Diku më tutje ca gjethe vjeshte
I mori era, u ngjitën përpjetë!
Një këmbanë më larg se ç’u dëgjua
Pas saj muzika vijoi ëmbël,
Filloi era me gjethet të luaj
Një çast m’u duk se isha në ëndërr!
Tingulli i paqes shpirtin më pushtoi,
Nga shtëpia e Zotit vinte kjo mélodi,
Më thithi të tërën, atje më dërgoi,
Më tha: gëzoju momentit edhe t’i.
