Pikë vese ndër trëndafila
Më mbytnë lotë sot i dashur,
Dje lotë të hidhët po ashtu,
Lot’ për dhimbjen time të pashmangëshme,
dhimbjen e padurueshme,
që më ka zaptu.
U lodha me sëmundjen time të padukshme,
E kam pushuar tashmë luftën me të,
Luftën, që ka nisur para dhjetra viteve,
Le të fitoje ajo,
pse ahhh,
jam lodhur sa s’ka më..!
S’më tremb dot më, e pashërueshmja sëmundja ime,
Edhe sikur jetën time, krejt të ma marrësh,
Ta fal edhe vetë, ti e di që jam trime,
E s’më trëmbet syri kurrë,
nga këto tallaze
.
S’më bëhet vonë fare, se ku do të jetojë;
Në qiell, në ferr, parajsë, a nën tokë,
Këtë jetë me dhimbje, si mund t’a duroj,
Sendin e padukshëm, që e shkakton?
Eja më vdis ti dhimbje e jashtëligjshme,
shpirtin ma çliro nga ky murg i zi,
Nuk e kupton edhe pse e dua jetën,
S’trëmbem në zhdukem,
a bëhem shkrumb e hi…
.
Në s’vjen të më marrësh, mund iki vetë,
Ndër qiej të lartë, re le të qëndrojë,
Kur shiu të nisë, ashtu me rrebesh,
me të do të zbresë,
Pikë vese mbi trëndafila do të qëndrojë.
taena
