Humba në kujtime
Punë shumë
Larg
Në mërgim
Mëndja më shkon
Në vëndin tim
Më kujtohet
Si tani
Para 30 vjetë
Kur mora rrugën
Për në kurbet
Nëna e varfra
Ulur në shkallë
Me lotë në sy
Ku do veshë o djalë
Një boshllëk
Ndieja
Edhe vetë
Me gjithë fëmijë
Do shkoja në kurbet
I thashë nënës
Me zërin të zënë
Në kurbet do të vete
Moj nënë
I thashë se do të rrija
Pakë vjetë
Më tha,
E di
Do të rrishë një jetë
E dinte nëna
Zoti ja kish ndjellë
Kurbeti na mori
Na zhyti thellë
Kaluan tre vjetë
Në kurbetë pa kartë
Kur morëm letrat
Erdhëm prapë
Mendoni vetë
Sa gëzim
Kur nëna më pa
Mua dhe fëminë
Një çikë më tej
Në punë ish babai
Kishte tre vjetë
Se kish parë djalin
U nisa ta takoj
Me mallë e gëzim
Të rrija një momet
Me babain tim
Si shkëmb ish babai
Nga ata burrat e parë
Smë shkonte në mëndje
Nga malli
Ta shikoja duke qarë
Kurbet kurbet
Kjo plagë e vjetër
Në shqipërinë e dashur
Akoma po troket
Ikin të rinjtë
Si zogjtë shtegëtarë
Në vënde të tjera
Për vite me radhë
E shamë e shamë
Regjimin e vjetër
Por për kurbetin
Çtë themi tjetër
Ne po plakemi
Ishim dhe të rinj
Pa mendoni pakë
Për tanët fëmijë
U rritën u selitën
Në vënde të tjera
Thoni se prapë do të kthehen te dera
Te dera e gjyshit
Në vëndin tim
Në shqipërinë time
O populli im
