PRANVERË e HUMBUR
iu zbardhën flokët…
pyll i mardhur,
hijè e ditës krahët ia mpin
zogj të verbër orvaten të gjejnë foletë,
në zgavrat e syve
të tjerë zogj fole ndërtojnë.
përreth
toka e ngrirë
në maskë kà fytyrën.
ndërprêrë fluturimet
fundosur vendlindja si ajsberg,
koha e vdirur
luan lojëra në ngërç
firmos të ashpra ligje
tanket në udhë
heshtjen vrasin me heshtje.
plumbat kaltërsinë pjalmojnë.
ajër i vjetër
mbi kryqin vetmimtar
tërë fisnikëri shkretimin memec
harresës së harlisur rrëzon.
e dashura
u bë edhe më e bukur
por pritja e hidhur hiret i vjedh.
festat
në udhëtimin e ndritshëm
gjithë kotësinë
dehin
edhe këtë herë
nëpër kishat e vogla
krishti nuk harroj të ngjallet.
përtej
maleve të largët
dëgjohet kuja e kopesë së therur.