Friday, November 22, 2024
BallinaNatyraLumi i Tropojës

Lumi i Tropojës

Autori i reportazhit Abdulla Diku

Shtrihet përgjatë kufirit verilindor të vendit tonë me Dardaninë. Ai përbën degën e tretë të Lumit të Valbonës, i cili e merr burimin e vet nga liqenet e Sylbicës, duke formuar kështu në vijim lumin e Tropojës.

Ndahet nga lugina e lumit të Gashit nëpërmjet kurrizit të Dobërdolit, dhe mbledh ujrat e Sylbicës, shpateve lindore të Malit të Shkëlzenit dhe shpateve perëndimore të Ujezë-Padeshit.

Pjesa e poshtme e luginës ngushtohet shumë duke formuar një kanion mjaft të ngushtë në një gjatësi rreth 3.5-4 km.

Lumi i Tropojës nga ku ka marrë emrin lugina, ka një gjatësi të përgjithshme prej 21 km. Lumi ruan një drejtim të përgjithshëm veri-jug deri në fshatin Tropojë e vjetër më pas merr drejtimin jugperëndimor deri në Bujan ku bashkohet me Valbonë

Lumi i Tropojës ka një rrjedhje të pasur falë reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës që bien në pellgun e tij.

Në bazenin e lumin të Tropojës kanë përhapje shkëmbinjtë vullkano-sedimentar, terigjenë dhe gëlqerorë. Shkëmbinjtë me moshë më të re në këtë zonë janë depozitimet në tarracat e vjetra lumore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT